leoni

Enver Hoxhaj: Vendi po shkon drejt një katastrofe shëndetësore, Kurti do të duhej të udhëtonte për të siguruar vaksina

Enver Hoxhaj, ka kritikuar krerët shtetërorë, të cilët në 15-vjetorin e Pavarësisë, nuk përmenden emrat e Hashim Thaçit e Jakup Krasniqit

Deputeti i PDK-së dhe nënkryetar i Kuvendit të Kosovës, Enver Hoxhaj, ka kritikuar krerët shtetërorë, të cilët dje, gjatë seancës në Kuvend për nder të Ditës së Pavarësisë, edhe kësaj radhe nuk përmenden emrat e mbiemrat e krerëve të  UÇK-së në fjalimet e tyre. Sjelljet e një njeriu janë një pasqyrë ku ai e sheh portretin e vet, ka  thënë Enver  Hoxhaj duke përshkruar  ata, të cilët nuk ia përmenden emrin e Hashim  Thaçit, por as Kadri Veselit,  Jakup Krasniqit, madje as të  Rexhep Selimit. Kjo është sjellje injoruese ndaj atyre, me të cilët lidhet historikisht shpallja e pavarësisë së Kosovës më 12 shkurt të vitit 2008. Përse këta në Kuvend nuk mundën t’ia thoshin  emrin çlirimtarit,   Hashim Thaçi me të cilin historikisht lidhet shpallja e Pavarësisë, ka pyetur Enver Hoxhaj.  Kjo është hera e dytë që tre krerët kryesorë të Shtetit të Kosovës nuk përmendin emrat e tre shpallësve të pavarësisë së Kosovës, Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi por as emrin e Fatmir Sejdiut.

Dhe për të qenë hipokrizia edhe më e përdalë është fakti se kryekuvendari aktual, Glauk Konjufca ka vizituar krerët e UÇK-së, në Hagë, por nga frika prej Albin Kurtit, ose nga egoja e tij e sëmurë e fodulle, nuk përmendi asnjë emër në fjalën e tij me rastin e 15-vjetorit të Shpalljes së Pavarësisë.  Inati, arroganca, shpërfillja, injorimi, janë vese të ulëta  të njerëzve të ligj e të pa karakter.  Albin Kurti i thur lavde kriminelit serb Ivanoviq, i akuzuar për vrasjen e 30 shqiptarëve gjatë dhe pas luftës, ndërsa në ditën e pavarësisë nuk përmend madje as deputetin e Vetëvendosjes, Rexhep Selimi, për shkak se ai tashmë ndodhet bashkë me Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Salih Mustafën, Nysni Gucatin, Nasim Haradinajn e Pjetër Shalën, në burgun e Sheveningenit në Hagë. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan

Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …