leoni

Albin Kurti

Kryeministri Kurti ka shfaqur besimin e tij se plani i BE-së mundëson njohjen de-fakto të Kosovës nga Serbia

Kryeministri, Albin Kurti ka rishfaqur bindjen e tij se plani i Bashkimit Evropian mundëson njohjen de-fakto të Kosovës nga Serbia. Ai i ka deklaruar gaztës franceze “Lë Mond” se ky plan ofron “njohje de fakto mes dy vendeve, si ajo që ishte bërë mes dy Gjermanive në vitin 1972. Duke folur për procesin e njohjes së vendit tonë nga shtete të shumta anekënd botës si dhe mos njohjen nga pesë vende të Bashkimit Evropian, kryeminsitri, Albin Kurti ka thënë se është duke u punuar shumë për t’i bindur këto shtete, pra Spanjën, Qipron, Sllovakinë, Greqinë dhe Rumaninë, që ta marrin vendimin për njohjen e Kosovës. Gjatë intervistës për gazetën Lë Mond, ai ka shtuar më tutje se Bashkimi Evropian është destinacioni i Kosovës dhe se duke përfshirë brenda saj Kosovën dhe shtetet tjera të Ballknit, Bashkimi Evropian mbron Evropën. “Presim që ta arrijmë këtë qëllim në nëntë vjet, që është koha mesatare për t’iu bashkuar Bashkimit Evropian”, ka thënë mes tjerash, kryeministri, Albin Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

“KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton Peci

Kooperativa Bujqësore “KB Krusha” i ka quajtur tendencioze dhe të pabaza pretendimet e ministrit, Faton …