Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Jozef Borell, ka pritur në takim, kryeministrin, Albin Kurti. Ata kanë biseduar për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë dhe të ardhmen e tyre evropiane. Pas takimit të zhvilluar, përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Jozef Borell ka theksuar se ka diskutuar me Kurtin për propozimin evropian dhe theksoi se do të jetë në Bruksel kur Albin Kurti dhe Aleksandër Vuçiç do të takohen më 27 shkurt. “Unë u takova me Kurtin në Konferencën e Sigurisë në Mynih për të diskutuar nevojën për të avancuar propozimin e BE-së për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i cili është kyç në rrugën e Kosovës drejt BE-së. Do të takohemi në Bruksel për një dialog të nivelit të lartë në 27 shkurt, ka shkruar në Twitter, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian, Jozef Borell, pas takimit me kryeminsitrin Albin Kurtin në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Mynih, Gjermani.
Kontrolloni gjithashtu
Gjeneral, Bashkim Jashari, takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të Armatosura të Kanadasë, Gjeneral Carignan
Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, …