Kreu i Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive dhe Emergjencave të Turqisë (AFAD), Junus Sezer tha se është rritur në 40 mijë e 689 numri i viktimave në vend nga tërmetet me qendër në Kahramanmarash, raporton Anadolu. Në një konferencë për media në Qendrën e Menaxhimit të Situatave Emergjente të AFAD, Sezer theksoi se të gjitha institucionet dhe organizatat vazhdojnë punimet për heqjen e rrënojave, ngritjen e “qyteteve tendë” dhe kontejnerë si dhe për përgatitjen e infrastrukturës. Në rajon u dërguan mbi 35 mijë anëtarë të personelit të kërkim-shpëtimit, rikujtoi Sezer duke shtuar se mbi 20 mijë anëtarë vazhdojnë detyrën, pasi ende ka punime intensive të ekipeve dhe makinerive. Ai bëri të ditur se 14 mijë makineri vazhdojnë punën në rajone për heqjen e rrënojave dhe të përmirësimit. “Në rajon ndodheshin mbi 270 mijë personel të institucioneve publike si dhe nga organizatat e shoqërisë civile. Aktualisht vazhdon detyrën një personel prej rreth 250 mijë personash. Teksa në njërën anë vazhdojnë punimet tona për heqjen e rrënojave, në anën tjetër vazhdojnë në mënyrë intensive punimet tona në mënyrë të ndjeshme për kërkim-shpëtim”, tha Sezer.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …