leoni

Faton Mehmetaj: Në Deçan për tri ditë me radhë u mbajt Festivali i Dytë gjithëkombëtarë i Lahutës

Në Deçan për tri ditë me radhë u majtë Festivali i Dytë gjithëkombëtarë i Lahutës duke filluar nga data 17, 18 dhe 19.2.2023.

Dita e parë, demonstrimi i gëdhendjes së lahutës dhe mjeshtria e punimit të saj. Dita e dytë e Festivalit, prezentimi i lahutarëve me këngët e tyre nga të gjitha trojet shqiptare. Dita e tretë, Konferenca shkencore kushtuar lahutës. Juri në këtë festival ishte: Shaqir Hasi, Kreshnik Aliçkaj, Bekim Vishaj dhe Faton Mehmetaj. Me 19.2.2023 në sallën e konferencave në restorantin “Belle Resort” në kuadër të Festivalit gjithëkombëtarë të Lahutës u mbajt edhe një tryezë shkencore kushtuar Lahutës. Referues në këtë truezë ishin; Mr. Kreshnik Aliçkaj, i specializuar në fushën e kompozimit, Shaqir Hasi-Etno-Muzikolog i njohur në të gjitha trojet shqiptare në fushën e etno-muzikologjisë, Faton Mehmetaj dhe Dr.Bekim Vishaj. Tema ime në këtë truezë shkencore titullohej: “Veprimtaria e lahutarëve të Deçanit me rrethinë”.

Veprimtaria e lahutarëve të Deçanit me rrethinë Faton B.Mehmetaj Eposi heroik shqiptar i kreshnikëve është ndër të paktat epose që jeton edhe sot e kësaj dite si një cikël i gjërë poetik, sa i lashtë e madhështor nga ana ideore e artistike, aq edhe kompleks e kompakt nga ana gjuhësore. Lahutarët bashkë më këngët e Kreshnikëve dhe eposin shqiptarë të cilin e ruajtën dhe përcollën prej një brezi tek tjetri e përbëjnë visarin më të qmueshëm të folklorit dhe traditës tonë. Kjo krijimtari paraqet një pjesë të fizionomisë tonë kombëtare. Lahuta, lahutarët, Këngët e Kreshnikëve dhe eposi në përgjithësi, meriton të promovohet në programet elitare të trashëgimisë kulturore të njerëzimit, sepse përfaqëson një prej trashëgimive folklorike shqiptare më të herëshme. Për ta mbajtur të gjallë lahutën dhe këngët epike në përgjithësi, në Deçan po vazhdon festivali i lahutës, edicioni i dytë, nën organizimin e OJQ “Dervish Shaqa”, dhe nën patronatin e Kryetarit të Komunës së Deçanit z.Bashkim Ramosaj, drejtorit dhe inciatorit të këtij Festivali z.Mustafë Ramaj. Shumë njerëz u befasuan më lashtësinë e eposit tonë ndër shekuj, e në anën tjetër, në rrethe të ndryshme shkencore u bënë polemika të rrebta që kishin karakter rrëmbyes dhe përvetësues. Por vlerat e eposit shqiptar janë të pakontestueshme. Në këtë aspekt në Komunën e Deçanit me rrethinë, janë ruajtur të freskëta disa rite, që u përcollën me këngë, ato janë shumë të vjetra, më shumë se 1000 vjet. Të vjetra janë edhe këgët malsorqe, këngët e vajtimit, këngët çobanisë-baritore, e këngë tjera si ato të kapuçave, ritet e dasmës, kanagjeqit etj, zanafilla e të cilave është që nga koha e paganizmit

Për shumë kohë në këtë trevë janë kënduar edhe këngë me lahutë, janë luajtur e luhen vallet e Dukagjinit, këngët me fyelli e kaval, disa melodi baritore të kënduara me fletë e mjete tjera të marra nga natyra që janë shumë të vjetra, ndoshta edhe para ilire. Nga kjo del se lahuta tek ne është përdorur shumë kohë para ardhjes së sllavëve në Ballkanin Përendimor dhe shumë kohë para ardhjes së osmanëve në Shqipëri. Për ta saktësuar këtë të dhënë, për origjinën e lahutës që është përdorur nëpër kohë e shekuj në trevat shqiptare nga shqiptarët ka folë edhe Pjetër Bogdani në vepren e tij “Çeta e Profetëve”, Lamberxi, Hahni e studiues tjerë. Ndoshta kjo është edhe arsyeja që cikli i Këngëve të Kreshnikëve dhe lahutarëve tek shqiptarët ende bënë jetë aktive, e kjo traditë vazhdon edhe tek ne në Deçan. Lahutarët junior e kanë filluar këtë rrugtim e Mustafë Ramaj po e vazhdon traditën e eposit dhe lahutarit të kësaj ane, ai pos që këndon këngë me lahutë, është edhe vetë krijues tekstesh dhe mjeshtër që i gdhendë lahutat. Nga ky brezi i këngëtarëve që këndojnë me lahutë duhet përmendur edhe Januz Mushkolaj dhe të vëllajn e tij Sylë Mushkolajn. Por në këtë mes duhet përmendur edhe Mntor Tahirajn nga Dashinoci i Deçanit lahutar i ri, por edhe ndërtues i vegëlave muzikore që po e vazhdon rrugën e Mstafës dhe Januzit dhe lahtarëve tjerë të kësaj treve. Në anën tjetër Kreshnik Aliçkaj kompozitar me renome Evropiane e më gjërë nga Deçani, është kompozitori i parë shqiptar që e ka përdorur lahutën në muzikën klasike. Ai u zgjodh për të shfaqur një nga veprat e tij në shenjtërimin e ‘Nënë Terezës’ në Vatikan në vitin 2016. Vepra e tij “Piano Quintiles” e kompozuar për violinë, violinçel dhe piano fitoi çmimin e parë në konkursin ndërkombëtar për kompozitorë në Luksemburg.

Pra lahuta është pjesë e pandashme prej këngëve të kreshnikëve, dhe gjatë gjithë shekujve ka qenë shoqëruese e këtyre këngëve. Kjo do të thot se roli i lahutës është i pazëvendësueshëm karshi veglave tjera muzikore të folklorit tonë burimor. Ky instrument që është i pandashëm nga këngët e kreshnikëve, mbetet vegla muzikore më e dashur dhe ndër më të vjetrat që i përdori populli ynë ndër shekuj. Gjithmonë e shofim në duart e rapsodëve të zbukuruar herë me kokë dhie (që kjo vjen nga shenjtërimi i dhive të egra briarta, që mbajnë e ruajnë fuqinë e Zanave të mitologjisë iliro-shqiptare, ndoshta pasuese të dhisë Amalte, që ushqente perënditë) e herë me figurën e gjarprit që ka qenë totem i familjeve shqiptare. Edhe Homeri, poeti epik legjendar i Greqisë së lashtë, mësoi nga rapsodët që këndonin në lahutë, për ta shkruar historinë e Iliadës dhe Odiseut, por edhe Gjergj Fisha u frymzua dhe mori shumë nga rapsodët për ta shkruar veprën e “Lahutës së Malëcisë” që mbetet epopeja e parë e letërsisë shqiptare, por edhe Fishta epiku më i madh i shekullit XX. Rapsodët e Deçanit me rrethinë i kënduan por edhe i ruajtën këngët epike dhe historike të cilat i përcollën prej gjeneratës së vjetër tek brezi i ri i këngëtarve të kësaj treve. Së këndejmi, në kohërat e vjetra, të Mesjetës së Hershme, por edhe të Mesjetës së Vonë, këto këngë duke i përfshirë këtu edhe epet e ndryshme, u kënduan me lahutë. Nga kjo del se, kjo vegël është përdorur nga shqiptarët prej shekujsh. Këto të dhëna i vërtetojnë edhe shumë skulptura dhe gjetje tjera arkeologjike nga koha e Ilirisë e gjerë në ditët tona. Eposi shqiptar në trevën e Deçanit kishte një traditë të hershme. Në kohëra të ndryshme u dalluan lahutar që kanë kënduar më lahutë por që kanë qenë edhe rapsod të dalluar, krijues këngësh, por edhe ndërtues të pasionuar të veglave muzikore. Në mesin e tyre duhet përmendur Dervish Shaqën e Llukës, kryerapsodin e shqitarisë i cili u mësua qysh në rininë e hershme ti binte lahutës, të këndonte këngë kreshnike, por edhe ti ndërtonte veglat muzikore me shumë precizitet. Bashkë me Dervish Shaqën këngët e kreshnikëve i këndonte edhe Zenel Ademi i Llukës. Tjetër lahutar i njohur i Deçanit më rrethinë ishte edhe Isuf Asmoni i Vishajve të Belegut, i cili ka kënduar më lahutë afër 40 vite, këngët e kreshnikëve, pastaj Deli Xhemajli i Hakljave të Isniqit, rapsod i formuar, krijues i këngëve dhe këngëtar i njohur me lahutë. Në vazhdën e ciklit të lahutarëve të Deçanit me rrethinë duhet përmendur edhe Haxhi Tishukun e Maliq Tishukun, Halil Beken e Mehmetajve, Fazli Hazirin e Kuklecajve të gjithë nga Isniqi, Xhemajl Haradinajn nga Gllogjani, i njohur në gjithë krahinën e Dukagjinit për këndimin e këngëve të kreshnikëve. Në ruajtjen e traditës së këngëve epike legjendare në trevën e Deçanit ka kontribuar edhe Brahim Uka dhe Ramë Ademi nga Lëbusha, që të dytë kanë qenë rapsod të kompletuar veçanërisht për këngët malësorçe dhe Këngët e Kreshnikëve më lahutë. Dinë Ahmeti i Ratishit është një tjetër lahutar i njohur i Deçanit i cili dinte shumë këngë të kreshnikëve por edhe i bijente mirë lahutës, pastaj Latif Qaush Mushkolaj nga Deçani që këndoj me lahutë afër 30 vite. Këngët e Kreshnikve dhe eposit në përgjithësi i kanë kënduar me pasion dhe dashuri edhe: Demush Avdyli i Vokshit, Ramë Lloçani nga Dubrava, Mehmet Alia, Muzli Coli e Demush Tahiri të Belles, Hamdi Komoni nga Mazniku i Dushkajës, Sadik Ramë Dodaj po nga Mazniku, i vëllai i Bajrush Dodës etj, të cilët i ruajtën dhe kultivuan me fanatizëm këngët folklorike dhe ato të eposit si vlera të pakontestueshme të kulturës sonë shpirtërore dhe materiale. Edhe Bajram Rajku-Thaçi rapsodë i dëgjuar i Deçanit me rrethinë i ka kënduar me shumë pasion këngët e kreshnikëve me lahutë, sikurse edhe Sahit Sejdë Gashi që i takonte brezit të lahutarëve me të spikatur e të talentuar të Komunës së Deçanit.

 

Me sa kam vërejtur rapsodët e trevës së Deçanit me rrethinë që nga mosha e re e tyre e deri në pleqërinë e thellë, iu kanë kënduar në lahutë, çifteli e sharki heroizmave të trojeve shqiptare, e trimave të cilët kontribuan për lirinë e trollit të vetë. Vargu i këngëtarëve të Deçanit me rrethinë që kënduan me lahutë këngët e kreshnikëve ishte i gjatë, e pjesë e kësaj plejade ishte edhe Mustafë Ibish Gërvalla nga Duboviku, lahutar i mirë, sikurse Daut Ibishi i Gërvallajve po nga Duboviku, i cili i këndoj me pietet këngët epike (me lahutë), në variantin e vjetër. Deçani me rrethinë ka pasë shumë rapsod shqiptarë që për një kohë të gjatë i kënduan këngët me lahutë madje prej tyre morën shumë këngë, vargje e shënime edhe studiues të huaj e shqitarë, në mesin e tyre është edhe Zenel Sadria i Prejlepit, lahutarë i njohur në Deçan e më gjërë, prej të cilit, studiuesi i epikës dhe mbledhësi i këngëve epike, Lordi Millmen Peri i ka marrë mbi 20 këngë epike. Ai ishte lahutar me repertor të gjërë, u rrit bashkë me këngën e lahutës.

Me këto përmasa ishte edhe rapsodi tjetër Ali Meta nga Isniqi poashtu lahutar me nam i komunës së Deçanit për të cilin mund të themi se u takonte përmasave gjithëkombëtare si lahutar për kohën e tij. Ka kënduar me Qorr Hysenin, njërin ndër lahutarët më në zë i cili ishte edhe mësues i Sali Uglles – Uglaninit, njërit ndër lahutarët më të njohur shqiptar nga Uglla (Mal i Zi). Kjo tregon se lahuta është një vegël që e ka shkruar historinë dhe tregon se lahutari përjetësisht këndon. Lahuta një vegël e thjeshtë, me një tel, por me rrënjë të thella në historinë tonë. Albert B. Lordi, ishte profesor i Univerzitetit të Harvardit në Kembrigj të SHBA-ve, studiues dhe mbledhës i eposit të kreshnikëve etj, i cili mori shumë këngë e vargje nga eposi shqiptar në vitin 1937, në mesin e tyre edhe nga Ali Meta prej të cilit shënoi edhe një cikël të këngëve epiko – historike. Nga kjo del se Eposi shqiptar është ruajtur vetëm në thellësitë malore veriore të vendit, ai është mbajtur gjallë nga rapsodët e lahutarët e këtyre anëve duke i rezistuar pushtimeve të shumta ndër shekuj, prandaj edhe organizimi që ishte dje dhe sot është vazhdimsi e jetëgjatësisë të kësaj pasurije kaq të madhe të popullit tonë.

Kontrolloni gjithashtu

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Hapet pika shkollore në Rorschach të Zvicrës!

Shkollave shqipe në Zvicër në kuadër të Lidhjes së Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë “Naim Frashëri” …