leoni

Është nënshkruar nga kryetari Nura, kërkesa zyrtare për kompensim të dëmeve nga vërshimet e 19 janarit

Është nënshkruar nga kryetari i Komunës së SFadil Nura, kërkesa zyrtare për kompensim të dëmeve nga vërshimet e 19 janarit, e cila u është adresuar Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave dhe Komisionit Qendror të Qeverisë. “Le të jetë kjo javë me lajme të mira nga niveli qendror për ato 372 familje të prekura nga fatkeqësia e përmbytjeve të 19 janarit, që ua shkatërroi pothuajse plotësisht mundin disavjeçar, për bizneset që humben një pjesë të pasurisë, për bujqësinë dhe të mbjellat që i mori lumi, infrastrukturën publike dhe për çdo dëm tjetër të shkaktuar një muaj më parë! Pas nënshkrimit të kërkesës zyrtare për kompensim të dëmeve, në një vlerësim ku ishin përfshirë njohës të fushave dhe ekspertë, duke vlerësuar kujdesshëm çdo humbje materiale, sot po u drejtohemi Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave dhe Komisionit Qendror të Qeverisë për vlerësim të dëmeve për fjalën përfundimtare – kompensimin e dëmit në vlerën e 12,203,029.29 eurove”, ka njoftuar kryetari Nura pas nënshkrimit të kërkesës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …