Glauk Konjufca i ka reaguar edhe deputetit tjetër të Vetëvendosjes, Gramos Agusholli, lidhur me komunitetin horr, LGBT+

Pasi kryekuvendari Konjufca, nuk ka angazhuar avokat, ka dështuar seanca kundër tij, për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës

Pasi kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca nuk kishte angazhuar avokat, ka dështuar të mbahet seanca e sotme e  gjykimit kundër tij  për hedhje të gazit lotsjellës dhe pengim të personit zyrtar në Kuvendin e Kosovës, në vitin 2016. I akuzuari për vepër penale, aktualisht kryetar i Kuvendit të Kosovës Konjufca ka thënë se nuk dëshiron të angazhoj mbrojtës pas pyetjes së gjykatëses, Edita Çanta se a kishte angazhuar mbrojtës meqë me Kodin e ri të Procedurës Penale mbrojtja është e detyrueshme. Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 3 shkurt të vitit 2017, ka ngritur aktakuzë kundër Glauk Konjufcës, të cilin e ngarkon me dy vepra penale. I pandehuri, Konjufca po akuzohet se më 10 gusht 2016, gjatë mbajtjes së mbledhjes në sallën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, ku merrnin pjesë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, deputetët Adem Grabovci, Ismet Beqiri, Sabri Hamiti, Pal Lekaj, Valdete Bajrami dhe Sllobodan Petroviq, në cilësinë e deputetit, në kundërshtim me ligjin ka përdorur armë, kundër deputetëve duke hedhur gazin lotsjellës në  sallë. Si pasojë e sulmit,  qëndrimi i pjesëmarrësve është pamundësuar nga tymi që ka shkaktuar gazi lotsjellës dhe të njëjtit janë detyruar të braktisin sallën. Me këtë, Konjufca akuzohet se ka kryer veprën penale “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” nga neni 375, paragrafi 1  i Kodit Penal, vepër e cila dënohet me burg prej një deri në tetë vjet.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …