leoni

Fondacioni “ADRIAN ORLLATI” vjen në Rahovec me një vepër të madhe humanitare dhe bamirësie

Në 15-vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku  me njërin prej sipërmarrësve më të fortë e më të suksesshëm nga komuna e Rahovecit, z. Avni ORLLATI, respektivisht me Fondacionin “Adrian Orllati” me seli në Llozanë të Zvicrës, të cilin e përfaqëson znj. Michelinç Kalmi Rej – Presidente e Fondacionit, nënshkruan kontratën për ndërtimin e objektit për strehimin dhe kujdesin ndaj personave të shtyer në moshë, investim ky për qëllime krejt humanitare dhe bamirësie. “Njerëz të zot në biznes si vëllezërit Orllati nga Brestoci i Rahovecit, veçse na nderojnë, njëherësh edhe dëshmojnë që rahovecasit dhe të gjithë shqiptarët, me vizionin e tyre të qartë, me vullnet dhe punë të përkushtuar, bëhen shembull dhe model i arritjeve dhe sukseseve të mëdha, edhe në shtete ku operohet jo lehtë nga konkurenca e fortë e nivelit ndërkombëtar”- u shpreh Latifi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari fituese të medaljes së bronztë në Kampionatin Ballkanik të Beach Volleyt

Ferizajaset Valmira Ramadani dhe Yllka Jashari i siguruan Kosovës, medaljen e bronztë në BVA Kampionatin …