leoni

Komuna e Rahovecit mbanë seancë solemne për nderë të 15 vjetorit të Pavarësisë

Aktivitetet e 17 Shkurtit, nga Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, filluan në mëngjes, në ora 09:00 priti mysafirë, në 10:00, homazhe në varrezat e dëshmorëve dhe në ora 11:00 u mbajt seanca solemne, për të vazhduar me aktivitete tjera gjatë ditës. Kryesuesi i Kuvendit, z. Defrim Kafexhiu, në fillim të seancës luti të pranishmit për një minut heshtje për nder të luftës, gjakut dhe sakrificës së atyre qe e bënë të paktën një hap në shtigjet e lirisë, qe sot ne e gëzojmë. Në fjalën e tij, Kryetari Lafiti, falënderoi dhe nderoi familjet e dëshmorëve, bashkëluftëtarët, bartësit e përgjegjësive institucionale, veteranët e luftës, veprimtarët e çështjes kombëtare, qytetarët e të gjitha shtresave, të gjithë ata që vazhdojnë kontributin e tyre në forcimin e lirisë dhe forcimin e institucioneve të shtetit tonë demokratik, sovran dhe të pavarur. Këtë ditë të bekuar të pavarësisë, po e festojmë me ndjenja krenarie dhe me ndjenja të dhimbjes për ata që dhanë kontribut të madh për liri, e që tani nuk janë mes nesh. Në qershor 1999 e deklasuam Serbinë. Me 17 SHKURT 2008, me ndihmën e botës demokratike dhe aleatëve ndërkombëtar në krye me SH.B.A-në, legalizuam shtetin tonë në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Gjatë këtyre 15 viteve, Kosova ka përparuar për të mirë, duke e forcuar pozitën ndërkombëtare, kushtetuese dhe duke funksionalizuar maksimalisht institucionet. Ky është rrugëtim që vazhdon dhe nuk duhet të ndalemi asnjëherë, sepse deri këtu kemi arritur me gjak, sakrifica, punë e përkushtim. Jemi të vetëdijshëm për shumë shqetësime rreth trendit të ikjes, sfidë që gradualisht duhet ndalur, duke vepruar në hapjen e perspektivave, mundësive dhe kapaciteteve të pashfrytëzuara ende, të sektorit publik dhe atij privat. 24 vite pas luftës, Kosova po sfidohet edhe në Tribunalin e Hagës, duke synuar edhe një herë ta shpërfaq luftën e drejtë dhe çlirimtare, t’i shpërfaq krimet dhe masakrat e Serbisë mbi njerëzit tanë. Ata që luftuan dhe sakrifikuan për liri e pavarësi, sot janë të akuzuar padrejtësisht. Të gjithë së bashku jemi të bindur që historia vonon, por një ditë e vërteta do të del në shesh. MEDALJA E LIRISË iu nda luftëtarit dhe profesorit të madh, tashmë të ndjerë Sabahajdin Cenës dhe Vajdin Berishës, ish-kryetar i Degës së Veteranëve në Rahovec. Dekoratat i pranuan, djali i Sabahajdinit, Samedini dhe vajza e Vajdinit, Besa. Seancat e tilla solemne kanë vetëm një qëllim, falënderimin dhe nderimin për të gjithë ata që mundësuan lirinë dhe shpalljen e pavarësisë.  Urime të gjithë shqiptarëve, ditën e bekuar të pavarësisë së Kosovës. Lavdi gjithë të rënëve për liri, atdhe, komb dhe shtet.

Mund të jetë një imazh i 14 persona dhe njerëz në këmbë

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …