leoni

Kryetari Kastrati priti në takim kryetarin e SBASHK-ut, Rrahman Jashari

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, bashkë me drejtoreshën për Arsim dhe Edukim, Arbëreshë Krasniqi, kanë pritur në takim përfaqësues të SBASHK-ut, të udhëhequr nga kryetari i kësaj sindikate, Rrahman Jashari. Kryetari Kastrati dhe përfaqësuesit e SBASHK-ut, kanë diskutuar rreth gjendjes së përgjithshme në arsim, me theks të veçantë për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe mundësive të thellimit edhe më tej të këtij komunikimi pozitiv. Kryetari Kastrati dhe drejtoresha Krasniqi, njëzëri kanë shprehur gatishmërinë e Komunës së Malishevës, përkatësisht DAE dhe institucioneve shkollore, për të bashkëpunuar me SBASHK-un, gjithnjë për temat që janë në interes të përbashkët dhe në funksion të ngritjes së cilësisë në arsim, në Komunën e Malishevës. Me këtë rast, kryetari Kastrati i ka uruar të gjithë mësimdhënësit me rastin e festës së Pavarësisë së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …