Familja e Hysen Tërpezës dhe Tërpeza nderuan kryetarin Haliti me mirënjohje

Për nderë të përvjetorit të 15-të të Pavarësisë së Kosovës, familja e veprimtarit të çështjes kombëtare Hysen Tërpeza dhe fshati Tërpezë, në shenjë mirënjohje kanë nderuar kryetarin e komunës së Vitisë, Sokol Halitin, me një libër dhe fotografi të Hysen Tërpezës. Me këtë rast kryetari Haliti i ka falënderuar familjarët e Hysen Tërpezës dhe tha se kjo ditë që ne po festojmë është fal veprimtarëve të shumtë duke u nisur nga Hysen Tërpeza, Adem Gllavica, Hasan Alia, Ramiz Cërnica e deri te Gursel e Bajram Sylejmani, Agim Ramadani e shum të tjerë që kanë sakrifikuar jetët dhe familjet e tyre për çështjen kombëtare. Kryetari Haliti për nderë të kësaj dite ka nderuar me mirënjohje edhe dy personalitete, Ndue Ukaj nga fshati Stubëll dhe Zeqir Hysenin nga fshati Ramjan.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …