AKB nderohet me Mirënjohje Tiranase

AKB nderohet me Mirënjohje Tiranase

Me rastin e 103 vjetorit të Kryeqytetit Tirana,15 vjetorin e Pavarësisë së Republikës së Kosovës dhe të organizimit tradicional i 31-ët Sofra Tirana 2023,   AKB merr  “Mirënjohje Tiranase”, për kontributin në lidhje dhe urat  bashkëpunimi me bizneset Kombëtare në  Ballkan e me gjerë.

znj.Edona Bilalli,  Ministre e sipërmarrjeve në Qeverinë Shqiptare tha së kam nderin të ju japim z.Agim Shahini dhe AKB-ës këtë vlerësim meritor.

z..Arben Tafaj kryetar i Shoqatës Tirana tha se me AKB sivjet Sofra Tiranase është begatuar me një nivel të lartë Kombëtar bashkëpunimi duke marr pjesë përfaqësues nga shteti i Kosovës z.Armend Meha, Ministër i Mbrojtjes së Kosovës, Deputetet e Kryetar Komunave, të odave ekonomike nga Kosova, Lugina e Preshevës, Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore por edhe nga diaspora shqiptare.

Ky organizim këtë vit u bë për SOFRËN Tirana dhe 15 vjetorine e shtetësisë -Republikës së Kosovës si aktivitet i përbashkët.

z.Agim Shahini, kryetar i AKB-ës tha Sofra Tiranase   sivjet është Sofra e gjithë shqiptarëve këtu kanë aterua të gjitha trevat tona nga Kosova, Maqedonia Veriperëndimore,  Lugina e Preshevës Mali i Zi e krejt Shqipëria etnike.

Sot jemi këtu për të festuar edhe 15 vjetorit e Republikës së Kosovës një kontribut i të gjithë shqiptarëve për të ardhur deri këtu.

Vlerësimi i juaj është i mirë pritur dhe i dedikohet të gjithë atyre që kanë dhënë kontributi në vazhdimësi për fuqizimin e prodhimit dhe ekonomisë kombëtare.

Pjesëmarrjen e mbi 2000 veta e vlerësojm si mbështetje tê vazhdueshme të misionit tonë për rritjen e konsumit 100% shqip.

Të bashkangjitur e gjeni komunikaten zyrtare dhe fotot nga aktiviteti.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë Lulzim Cara, babai i Heroit të Kosovës, Indrit Cara

Ka ndërruar jetë, Lulzim Cara, babai i Heroit të Kosovës, Indrit Cara. Lulzimi ishte një …