Komiteti për Politikë e Financa i komunës së Skenderajt, i udhëhequr nga kryesuesja Adelina Spahiu, ka mbajtur mbledhjen e rregullt, në të cilën kanë marrë pjesë kryetari i Komunës, Fadil Nura, drejtorët e Ekzekutivit dhe anëtarët e KPF-së. Pikë kryesore e rendit të ditës ka qenë Raporti i Punës së Ekzekutivit për vitin 2022, në të cilën ka raportuar kryetari Nura, duke bërë përmbledhje të aktiviteteve publike të Komunës së Skenderajt për vitin e kaluar. Rendi i ditës ka vazhduar me pikat tjera, si; propozim-vendimi për miratim i Planit të Mobilitetit Urban; propozim-vendim për miratim të listës së emrave për emërtim të rrugëve, informatë për procesin e legalizimit; dhe informatë për procesin e ndërtimit. Të gjitha pikat e rendit të ditës janë rekomanduar për miratim në mbledhjen e radhës të Kuvendit Komunal e cila do të mbahet në fund të këtij muaji.