KPF në Malishevë mbajti mbledhjen e -II-të të rregullt

Mbledhjen e dytë të Komitetit për Politikë dhe Financa në komunën e Malishevës e udhëhoqi, Argjend Thaçi, pasi paraqiti rendin e punës para anëtarëve, me kërkesë të kryesuesit, hyjnë edhe disa pika për shqyrtim si: Rregullorja për Transportin Publik dhe disa raporte pune e plane të komitetit të aksionarëve dhe ai për arsim, pas miratimit të rendit të ditës, ku u miratua me plotësime, filloi debati nga anëtarët e komitetit dhe u bë Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar. Shqyrtimi i Raportit të DKA-së, për përfundimin e gjysmë-vjetorit të parë të vitit shkollor 2022/2023. Shqyrtimi i Raportit të punës së Drejtorisë së Urbanizmit për vitin 2022. Shqyrtimi i Planit të punës së Zyrës së Auditorit të Brendshëm për vitin 2022. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës së Komitetit për  shëndetësi, mirëqenie sociale dhe persona me aftësi të veçanta, për gjashtë mujorin e dytë për vitin 2022. Shqyrtimi dhe miratimi i Raportit të punës të Komitetit për Familje të Dëshmorëve, Invalidë, Veteranë të luftës së UÇK-së, si dhe Martirë të luftës, për vitin 2022. Shqyrtimi dhe miratimi i Planit të punës së Komisionit Komunal të Aksionarëve, për ndërmarrjen publike “EKO-Regjioni” SH.A. Prizren, njësia në Malishevë. Shqyrtimi i kërkesave.  Të ndryshme. Të  gjitha këto pika u rekomanduan për mbledhjen e dytë të Kuvendit të Komunës e cila do të mbahet në muajin shkurt.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …