Naim jakaj

IKD e konsideron të padrejtë vendimin e Ministrisë Financave për dyfishimin e çmimit të tatimit në pronë për qytetarët e vendit

Instituti i Kosovës për Drejtësi e konsideron të padrejtë vendimin e Ministrisë  Financave për dyfishimin e çmimit të tatimit në pronë për qytetarët e vendit. Hulumtues të këtij instituti kanë thënë se në bazë të Ligjit për pronat një dispozitë ligjore i mundëson qeverisë që vlerësimin e pronave ta bëjë në vitin 2025. Kështu, IKD-ja i kërkon Qeverisë ta pezullojë vendimin për shtrenjtimin e tatimit në pronë deri më 2025.

 Hulumtuesi në IKD, Naim Jakaj thekson se Qeveria e Kosovës mund ta pezullojë këtë vendim deri në vitin 2025, pasi sipas tij vendi ka kaluar në kriza të ndryshme, dhe ky vendim është i paarsyeshëm. Sipas Jakajt, ideja e ministrit të Financave për faljen e tatimit në pronë deri në 100 euro mund të bëhet vetëm përmes ndryshimit të Ligjit për pronën. “Me Ligjin mbi tatimin në pronën e paluajtshme, vlerësimi i parë është bërë në vitin 2019 dhe me të njëjtin ligj, rivlerësimi bëhet çdo tri vjet apo çdo pesë vjet, atëherë qeveria është ngutur dhe e ka bërë rivlerësimin pas tri vjetëve. Qeveria në bazë të ligjit e ka një dispozitë ligjore që këtë rivlerësim ta bëjë edhe në vitin 2025, pra mundet edhe tash ta pezulloj këtë rivlerësimin që është bërë në vitin 2021 dhe ta dërgojë për rivlerësim tjetër në bazë të çmimeve të tjera në vitin 2025, por jo tash, ka mundur ta shtyjë”, theksoi Jakaj.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …