leoni

Haki Abazi

Haki Abazi: Kur hyn palaçoja në Pallat mbretëror nuk bëhet mbret, vetëm mbretëria bëhet cirkus

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi, është deklaruar pas intervistimit nga Prokuroria Speciale lidhur me deklarata e tij për zhdukjen e mostrave të Astrit Deharit. Ai ka thënë se shkarkimi i tij nga pozita e kryetarit të Komisionit për Politikë të Jashtme u ndërmor për shkak të guximit për të çelë tema kritike për shoqërinë. Kam marrë ftesën nga prokuroria dhe iu kam përgjigjur ftesës. Prokuroria ka qenë jashtëzakonisht korrekte në procesin e intervistimit si dëshmitar. Është çështje e Prokurorisë të merret me këtë çështje dhe të realizojë drejtësinë. Ajo që them unë edhe si deputet edhe si qytetar i lirë i Republikës së Kosovës, të cilit i garantohet e drejta e fjalës, nuk do të ndalem që pavarësisht kufizimeve që mund të ekzistojnë nga presioni deri në realizimin e të drejtave të mia si deputet dhe qytetar në një shoqëri normale. Shkarkimi im si kryetar i komisionit vjen për shkak të guximit tim për të çelë tema kritike për shoqërinë tonë. Kur hyn palaçoja në pallat mbretëror nuk bëhet mbret, vetëm mbretëria bëhet cirkus. Ne kemi bërë gjithë punën tonë për ndryshimin e madh në këtë vend. Kjo që po ndodh tani, përfshirë edhe shkarkimin nga z. Kurti, është rezultat i guximit qytetar dhe kryerjes së punës sipas betimit tim në Parlamentin e Kosovës”, ka thënë Haki Abazi.

Kontrolloni gjithashtu

Shumë të vrarë e të plagosur nga sulmet e ushtrisë izraelite në Liban

Në Liban kanë vazhduar sulmet izraelite duke shkaktuar vdekjen dhe plagosjen e shumë të tjerëve. …