leoni

Ylli Mece

YLLI MEÇE: EVROPË, TI ZUSKË E NDYRË…. JA KUSH JE!

Aktualisht sot në botë një ndër çështjet më thelbësore të çdo kombi është e ngelet “çështja nacionale” një çështje kjo, që në kushtet e kapitalizmit dhe imperializmit lidhet direkt me interesat jo vetëm të klasave, por dhe të fuqisë politiko ekonomike të një vendi, i cili lufton për të ruajtur lirinë e pavarësinë por dhe identitetin e vet kombëtar. Ky fenomen, në më të shumtën e rasteve ndodh te kombet e vegjël të pa zhvilluar ekonomikisht.

Në kushte të tilla imperializmi dhe kapitalizmi, nën maskën e “zhvillimit “ndërhyn duke ju kufizuar lirinë dhe pavarësinë këtyre vendeve. Por ka dhe raste dhe ndodh, që për ruajtjen e interesave dhe balancave politike shumë popuj, kombe e kombësi, bëhen preh e ndarjeve territoriale për të kënaqur jo vetëm orekset shoviniste, por dhe për të ruajtur një farë “status-quo paqësore” si dhe vet fuqitë apo superfuqitë imperialiste me njëra tjetrën. Mbas luftës së dytë botërore u krijuan dy kampe. Nga një anë socializmi i cili në thelb të politikës së vet kombëtare kish ruajtjen e lirisë pavarësisë dhe sovranitetit kombëtar sikurse nga ana tjetër dhe kapitalizmi e imperializmi i cili shkel me të dy këmbët çdo liri të popujve për interesa te veta. Kjo është natyra e tij, sepse lidhet direkt me krijimin e hapësirave te tij jetike për sheshe tregu.

Po çështja shqiptare dhe pse këtu e një shekull e gjysëm përpara e deri më sot, jo vetëm se nuk e ka siguruar pavarësinë reale të saj, por ende ngelet ëndërr e copëtimit nga orekset shoviniste të fqinjëve. Kjo ndodh nga që çështjen tonë kombëtare, politika e jonë e koncepton gabim madje dhe e tradhton, duke e lidhur atë me faktorin ndërkombëtar dhe jo si një çështje që u takon vetëm shqiptarëve. “Lidhja e Prizërenit” 1878 i vuri detyrë vetes forcimin e ndërgjegjes kombëtare nëpërmjet veprimeve luftarake për mbrojtjen e trojeve tona nga copëtimet shoviniste. Por që nga ajo “lidhje “ka kaluar shumë kohë. E vetmja periudhë e cila siguroi paprekshmërinë e Shqipërisë ishte periudha e luftës dhe fitores mbi fashizmin, periudha e socializmit nën udhëheqjen e Enver Hoxhes dhe shokëve të tij, periudhë kjo deri ne vitet 90-te e cila u karakterizua nga nje politikë jo vetëm paqësore me fqinjët por dhe me një qëndrim te lartë atdhetar, duke mos lejuar askënd qe te nepërkëmbte interesat e popullit shqiptar, lirinë dhe pavarësinë e tij të fituar me aq gjak e sakrifica.

Enver Hoxha mbrojti me fanatizëm të drejtat e shqiptarëve madje dhe vet Titos ne vitin 1946 i kërkoi që lidhur me Kosovën, ajo  duhej ti bashkohej Shqipërisë si pjesë territori e saj ai (Titua) duhej të mbante premtimin i cili e kishte deklaruar se…”Po Enver e dimë që Kosova është shqiptare, por hë për hë, nuk mundet t’ jua u japim sepse reaksioni serb është shumë i madh” . Titua me qëllim mashtrimi, për tu ruajtur gjoja nga trazirat e brendshme mashtronte, madje ai ishte në rrugën e Karagjergjeoviçit dhe Çubrilioviçit, nga ku ata nëpërmjet futjes së një divizioni nga ana e Korçës, ( gjasme të një rreziku eminent nga Greqia) donin të bënin de fakto pushtimin e Shqipërisë.

Me të njëjtën gjuhe, Enver  Hoxha ju pergjigj dhe monarkofashisteve grekë në provokacionet e gushtit 1949 ku hordhitë që kërkonin “Vorio Epirin” u largun me bisht në shalë, madje do i porosiste : Mos luani me zjarrin sepse zjarri që ju kërkoni të ndizni, do të bjerë mbi kokat tuaja dhe atëhere ne shqiptaret do vemë në vend dhe padrejtësitë e mëdha hitsorike që na janë bërë. Po sot? A kanë ndryshuar gjë orekset shoviniste ndaj Shqipërisë? Nëse jo, cili është roli i Evropës? Është një nga çudirat më të mëdha sepse logjika historike e bazuar mbi të dhëna shkencore, mbi gjenezen dhe prejardhjen tonë historike, kurrësesi nuk mund te jetë e pranueshme që një territor i vogël me nje popullsi po aq të vogël të kenë një gjuhë krejt të veçantë sikur të ketë lindur spontanisht.

Kjo do të thotë se ne jemi po aq të lashtë sa vet lindja e jetës njerëzore mbi tokë.

Kjo do të thotë se Evropa kurrë nuk i ka dashur dhe nuk i do shqiptaret, madje qysh herët, pavarësisht se ne i kemi dhënë aq shumë qytetërimit evropian. Në kohët kur gadishulli ynë quhej “gadishulli Ilirik”sepse dominohej tërësisht nga fiset ilire, Evropa vrapoi t’ja ndërronte emrin duke e emërtuar “Gadishulli Ballkanik” sipas të njëjtit emërtim të maleve Ballkan. Kjo u dha mundësi historikisht gjithe qarqeve reaksionare te Evropës t’i përdornin trojet tona sipas dëshirave dhe orekseve të tyre, jo vetëm për të kënaqur orekset shoviniste të fqinjëve por dhe të formonin shtete fantazmë që dikur as që nuk ekzistonin. Konferenca e Londrës apo Konferenca e rrospive evropiane e vitit 1913 nuk bëri gjë tjetër veçse konfirmoi dhe një herë mentalitetin kolonial dhe prej matrapazësh, mbi kurriznin e shqiptarve duke i tkurrur shqiptarët dhe detyruar të bëheshin rojtarë të maleve, pa folur këtu për Konferencën e dytë të vitit 1915 e cila kish si qëllim tjetërsimin e trojeve tona, por që nuk gjeti zbatim nga që la një shije të hidhur në qarqet n/kombëtare. Ja pra ,ky është surrati i “Evropës moderne” të cilin do e shikonim po aq të egër mos dhe më shumë, sikurse historikisht.

Kjo u shpalos pa pikën e turpit sidomos tashmë dhe në ngjarjet e luftës së Kosovës më 1999 e më mbas, nga ku Evropa e tromaksur dhe nga disa liderë shqiptarvrasësi  S.Berisha & Co, i cili duke bërë lojën e serbomëdhenjve…. deklaronte se kjo luftë nac-çlirimtare udhëhiqej nga idetë komuniste të E.Hoxhes duke dashur kështu të sabotonte luftën e popullit tonë shqiptar të krahinës dardane për liri e pavarsi dhe për tu bashkuar me Shqipërinë si pjesë e saj historikisht, përbërës të të njëjtit popull, me te njejtën gjuhe, me te njejtin territor, me të njëjtën kulturë doke zakone dhe formim psikologjiko shoqëror, që na ben të jemi krejt të ndryshëm por dhe të dallueshëm nga të tjerët.

Servilizmi por dhe të kënaqurit me pak sovranitet të kufizuar veç pa Serbinë, bënë që dhe disa lidera dritëshkurter të cilit ishin në udheheqje të UÇK-së të humbisnin vetdijen kombetare e të bëheshin lëpirsa të duarve evropiane.

Ja pse në imperializëm nocioni komb, shtet , liri, pavarësi e humbet domethënien madje, janë maska për të mbuluar veprimtarinë anti kombëtare të popujve. Dihet botërisht se ka një kartë”Atlantiku” e cila përcakton të drejtat e popujve për të qenë të lirë të barabartë, te cilët uhet ta zgjedhin vet formen e regjimit që me dëshirën e tyre mund te vetvendosin për bashkim.

Por kjo ngelet vetëm në letër.

Ti Evropë dhe ju gjithë ambasadorët e vendeve evropiane, miq apo dhe armiq të shqiptarve bëni një referendum në Kosove nëse populli ja është i gatshëm për tu bashkuar me Shqipërinë apo jo !? Këtë bëjeni dhe në Shqipëri dhe publikoni rezultatet. Po jo! Ju kurrë s’kini për ta bërë këtë gjë, sepse përkëdhelni Serbinë. E përkedhelni sepse kini frikë Rusinë, ndaj dhe ju i dhuruat Kosovës një leckë të ngjyrosur duke ja emërtuar si flamur, flamur ky që nuk ka asnjë element që të përcaktojë sadopak indetitetin shqiptar, as në shtizë, as në ngjyre as në shqiponjë madje as në himinin kombëtar. Ja pse ti Evropë për ne shqiptaret, ke qenë dhe përsëri ngelesh po aq reaksionare si dikur, e gatshme në çdo kohë të luash e të vendosësh në bixhoz fatin e popujve dhe vendeve !

Zuskë e ndyrë ja çfarë je !

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …