Shoqata e Invalidëve e UÇK-së Dega në Skenderaj, ka ndarë mjete financiare për Fondin Emergjent të Vërshimeve

Shoqata e Invalidëve e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Dega në Skenderaj, ka ndarë mjete financiare për Fondin Emergjent të Vërshimeve, për familjet e prekura nga përmbytjet e 19 janarit, ka njoftuar kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura, nëpërmjet një postimi në facebook. “Shoqata e Invalidëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës Dega në Skenderaj, pavarësisht të ardhurave jo të kënaqshme mujore, duke dhënë kontribut financiar në Fondin Emergjent të Vërshimeve, për familjet e prekura nga përmbytjet, dëshmon edhe një herë – si në kohën e luftës, se është me popullin. Faleminderit për solidaritetin!”, ka shkruar kryetari Nura.

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …