Ka ndërruar jetë, Mimika Luca, aktorja e madhe e skenës shqiptare ndërroi jetë sot në moshën 85-vjeçare

Ka ndërruar jetë, Mimika Luca, aktorja e madhe e skenës shqiptare ndërroi jetë sot në moshën 85-vjeçare. Djali i saj, Gjergj Luca dha lajmin e hidhur në rrjete sociale dhe lajmëron se kur do të mbahet ceremonia mortore. “E shtrenjta nëna ime, Mimika Luca, sot mori rrugën për në Parajsë! Miqtë dhe dashamirët i presim të Hotel “International”, pas Lidhjes së Shkrimtarëve, Tiranë. Nga, sot nga ora 17:00 deri në orën 22:00 Nesër, nga ora 08:00 deri në orën 12:00 Varrimi bëhet nesër në orën 12:00 Në Varrezat e Sharrës”, shkruan ai në rrjete sociale.

Mimika Luca lindi në Gjirokastër, më 24 dhjetor të vitit 1937. Ajo interpretoi në skenën e Teatrit të Operas dhe Baletit, si balerinë nga viti 1951 – 1962. Më 1962 ajo u pranua si aktore në Teatrin Popullor, ku ka interpretuar rreth 30 role në 15 vjet, si: Suzana, Luçia, Tjen Ny te “Muri i madh”, Dila te drama “Cuca e maleve”, Nica te filmi Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, Laja te “Kur hidheshin themelet”, etj. Ajo ka interpretuar edhe në 12 filma artistikë. Aktorja u martua me artistin e shquar Ndrekë Luca. Shkroi edhe disa drama, të cilat u vunë në Teatrin Popullor, më e njohura “Drita”, etj. Në vitin 1977 kalon pedagoge në Institutin e Lartë të Arteve, dega Dramë.

Top Channel

Kontrolloni gjithashtu

KQZ ende nuk ka pranuar asnjë aplikim nga partitë politike për të marrë pjesë në zgjedhjet lokale të 17 tetorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është publikuar lista e Qendrave të Votimit për Zgjedhjet për Kuvendin e Kosovës, të cilat do të mbahen më 9 shkurt 2025.

Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së …