leoni

Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, më 27 shkurt do të takohen në Bruksel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe kryetari i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen më 27 shkurt në Bruksel, në kuadër të dialogut, ndërsa para do ta kenë propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e raporteve, të njohur si Plani Evropian. Ata kanë konfirmuar pjesëmarrjen e tyre. Përfaqësuesi i Lartë, Josep Borell i mbështetur nga Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian, Miroslav Lajçák, do të zhvillojë takime të veçanta me liderët dhe më pas do të mbahet një takim i përbashkët. Josef Borrell ka thënë se shpreson që Kosova dhe Serbia të pranojnë propozimin evropian, si rrugë për normalizim të marrëdhënieve. Jam takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti. Do të takohem me të dy në Bruksel më 27 shkurt, po i kam ftuar për të pasur një ditë të plotë diskutime. Është një propozim në tryezë. Shpresoj që ata të jenë në gjendje ta pranojnë këtë propozim si rrugë për t’i normalizuar marrëdhëniet mes tyre”, është shprehur Borrell për Dojçe Welle.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …