Në Gjykatën Speciale sot mbahet sot konferenca e radhës ndaj ish-pjesëtarit të UÇK-së, Pjetër Shalaerenca për ecurinë e rastit ndaj ish-eprorit të UÇK-së, Pjetër Shala

Zhan Lui Zhilissen: Pjetër Shala ishte kthyer nga Belgjika në mars të vitit 1999 me qëllim që të luftojë për lirinë e Kosovës

Avokati i Pjetër Shalës, Zhan Lui Zhilissen, iu ka përgjigjur pretendimeve të Prokurorisë së Gjyjkatës Speciale në Hagë,  e cila e ngarkon atë me akuza për krime lufte. Ai ka thënë para turpit gjykues se i akuzuari asnjëherë nuk ka sulmuar civilë serbë, duke sqaruar  se ish-pjesëtari i UÇK-së nuk është kriminel. Pjetër Shala nuk ka qenë asnjëherë në dijeni për ekzistencën e ndonjë qendre të ndalimit në ish-fabrikën e metalit, në Kukës. Ai ka qenë luftëtar i lirisë dhe nuk ka bërë asgjë tjetër përveç se ka ushtruar një prej të drejtave më të shenjta të njeriut. Akuzën e prokurorisë, avokati  e ka cilësuar si të mbështetur në thashetheme. Kjo çështje penale nuk ka informacion të mjaftueshëm, është e mbështetur në thashetheme. Kërkoj që të tregoni pak më tepër modesti në këtë aspekt, mendoj që në veçanti pas disa prej gjërave që unë dëgjova dje duhet të ju kujtoj se Pjetër Shala është dhe mbetet i pafajshëm deri në momentin kur të vendoset nga trupi gjykues në një situatë të ndryshëm. Ndërkohë, ajo çka dëgjova dje ishte që z. Shala i vendosej gishti si fajtor. Ai  ishte kthyer nga Belgjika në mars të vitit 1999 me qëllim që të luftojë për lirinë e Kosovës.  Ishte e paimagjinueshme për të, të qëndronte atje ku ishte në Belgjikë pra ndërkohë që kaq shumë njerëz po vuanin në atdheun e tij. Kështu që u largua bashkë me disa të tjerë që po ashtu kishin zgjedhur të ktheheshin të luftonin e të mbronin ata që i kishin mbijetuar shkatërrimit të banesave të tyre, fshatrave të tyre, familjeve të tyre, ky është realiteti, ka thënë mes tjerash avokati i Pjetës Shalës, Zhan Lui  Zhilissen.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …