leoni

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, sot ka vizituar Ambasadën e Republikës së Turqisë, në Prishtinë

Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava, sot ka vizituar Ambasadën e Republikës së Turqisë në Prishtinë, ku është mirëpritur nga ambasadori, Sabri Tunç Angili. Myftiu  Tërnava i ka dëshiruar ambasadorit turk punë të mbarë dhe të suksesshme në misionin e ri në Kosovës. Më pas, në emër të tij dhe të gjithë besimtarëve myslimanë, i ka shprehur ambasadorit Angili ngushëllime për viktimat e tërmetit që goditi Turqinë disa ditë më parë. Me këtë rast, myftiu Tërnava, ka bërë me dije se besimtarët myslimanë, “gjatë aksionit që kanë organizuar në të gjitha xhamitë e Kosovës kanë grumbulluar 400 mijë e 500 euro, si mbështetje materiale për të prekurit nga tërmeti, të cilat u transferuan sot në llogarinë bankare të Ambasadës. Ambasadori i Turqisë, Sabri Tunç Angili, ka falënderuar myftiun Tërnava për vizitën dhe për solidaritetin e treguar të besimtarëve myslimanë të Kosovës me të prekurit nga tërmeti. Ai ka thënë se “popullit turk është tejet mirënjohës dhe falënderues ndaj popullit vëlla të Kosovës për solidaritetin e treguar me popullin  turk, si dhe për mbështetjen morale, me të cilën kanë dëshmuar vëllazërinë dhe miqësinë e thellë ndërmjet dy popujve.

 

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …