Për nderë të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare është hapur ekspozita me temën e Pavarësisë

Për nderë të 15 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, në ambientet e Bibliotekës Kombëtare është hapur ekspozita me temën e Pavarësisë, me punimet e nxënësve të talentuar të Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo ekspozitë pikturash e ndërthurur mes dy shteteve tona, është shembulli më i mirë që ndjekin shkollat në zhvillimin artistik vendor dhe jo vetëm. Nga komuna e Deçanit, pjesëmarrës me pikturat e tyre ishin nxënësit e shkollave, “Lidhja e Prizrenit” – Deçan, “Drita” – Gramaçel, “Dëshmorët e Kombit” – Strellc i ulët, “Dëshmorët e Vokshit” – Pobërgjë dhe “Dëshmorët e Baballoqit” – Baballoq. Vlenë të theksohet se, pikturat e nxënësve, ishin të përzgjedhura nga komisionet ndërshtetërore të Kosovës dhe Shqipërisë për ekspozitën që do të jetë e hapur për vizitor edhe në ditët në vijim. DKA, falënderon prindërit të cilët ju mundësuan nxënësve të jenë prezent në ngjarjen e hapjes solemne të ekspozitës: Ismet Hasanaj nga Gramaçeli dhe Naim Bajramaj nga Strellci i ulët. Në përcjellje të nxënësve ishin, Profesoresha e Artit Ardijana Binakaj, drejtori i shkollës “Drita” z. Mujë Avdiaj dhe zyrtari nga DKA Ramiz Bajramaj.

Mund të jetë art në lidhje me: 7 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të brendshme

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …