Edhe një zotim publik i kryetarit Latifi po përmbushet

Komuna e Rahovecit, në kuadër të shumë zotimeve e ndihmesave që ka dhënë e jep për qytetarët e saj, kryen dhe shërbime periodike në vizita te fermerët blegtorë, mjekime të ndryshme me veterinarë të angazhuar, për bagëti të imëta, bagëti të trasha dhe qenë shtëpiakë. Sot, kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi, së bashku me drejtorin e Bujqësisë z.Berat Duraku, ndoqën nga afër punën e përkushtuar nga veterinari dhe zyrtarë të Drejtorisë së Bujqësisë, në procesin e vaksinimit të bagëtive të fermerëve blegtorë të komunës së Rahovecit. Sigurimi i zbatimit të masave shëndetësore veterinare dhe procesi i vaksinimit do të vazhdojnë me të njëjtin intensitet dhe përkushtim, ka thënë kryetari Latifi.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Agim Aliu priti në takime ndaras disa nga kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së

Kryetari i komunës së Ferizajt, z. Agim Aliu në kuadër të aktiviteteve të rregullta ditore …