Vitia përfituese e projekteve 3 vjeçare të Fondacionit Kosovë- Luksemburg

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim përfaqësues të Fondacionit Kosovë Luksemburg (FKL), në krye me Fisnik Beqirin. Gjatë këtij takimi u bë me dije se FKL, ka vlerësuar se bashkëpunimi shumë i mirë me Vitinë është shkaku kryesor që ata kanë vendosur që ajo të përfshihet në projektet e saj tre vjeçare. “Bashkëpunim fenomenal me komunën e Vitisë është shkaku kryesor qe ne dëshirojmë të vazhdojmë bashkëpunimin në projektet tona 3 vjeçar”, u shpreh Beqiri. Ndërkaq kryetari Haliti, falënderoj ata për bashkëpunimin e deritanishëm duke shtuar se Vitia, do të vazhdoj të mbetet një partnere besnike e FKL-së në interes të qytetarëve të kësaj komune. Ai tha se me këtë Fondacion ata kanë realizuar projekte shumë të mira duke shpresuar që edhe në tri vitet tjera të realizohen edhe shumë të tilla. Gjatë këtij takimi u bë me dije se ky bashkëpunim në mes të komunës së Vitisë dhe Fondacionit Kosovë-Luksemburg do të zyrtarizohet së shpejti përmes një memorandumi. Gjithashtu u bë me dije se fushat kryesore të programit tre vjeçar të FKL-së do të jenë në: Energjinë e ripërtërishme dhe mbrojtjen e mjedisit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …