Bashkimi Evropian dhe Qeveria e Kosovës do të mbajnë diskutimet politike të nivelit të lartë për reformën e administratës publike në Kosovë për të rishikuar progresin e shënuar dhe të për t’u pajtuar për veprimet përcjellëse. Në komunikatën për medie thuhet se dy shtyllat e kornizës strategjike të reformës për të cilat do të diskutohet janë: Zhvillimi i Politikave dhe Koordinimit dhe Zhvillimi i Shërbimeve Publike dhe Resurseve Njerëzore, Ofrimi i Shërbimeve dhe Përgjegjësia, ndërsa do të fokusohen në zbatimin e strategjive kryesore: Strategjia për modernizimin e administratës publike, Strategjia për përmirësimin e planifikimit dhe bashkërendimit të politikave dhe Strategjia për rregullim më të mirë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …