Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri gjatë seancës së Kuvendit të Kosovës ka thënë se për buxhetin e vendit nuk kanë qenë kurrë pagat në sektorin publik. Sipas tij, “pesha më e rëndë dhe barra më e madhe për buxhetin janë skemat sociale. Dhe, kalimi i kësaj marrëveshje ka një rëndësi të madhe për një reformë të thellë, e cila nuk u elaborua kurrë”. Po ashtu, Besnik Tahiri ka reaguar për marrëveshjet ndërkombëtare pa konsesus politik, të cilat po sillen në kuvend. Është tmerri i tmerrit që ky Kuvend sjell marrëveshje ndërkombëtare dhe nuk mund ta arrijë konsensusin për to. E kam thënë edhe në Kryesi të Kuvendit, që mos sillni marrëveshje ndërkombëtare në qoftë se nuk ka konsensus politik, sepse bëhemi gaz i botës, është shprehur, Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Kontrolloni gjithashtu
Fatmir Limaj: Kurti kishte nevojë për zgjedhje të shpejta, e dinte se kishte pësuar debakël në katër vite qeverisje
Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, komentoi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë, duke …