leoni

Më 4 shkurt, në Gjykatën Speciale mbahet konferenca kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit

Gjykata Speciale kundër krerëve të UÇK-së: Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, caktoi 4 seanca për muajin prill

Në faqen zyrtare të  Gjykatës Speciale, bëhet e ditur se në rastin kundër krerëve të UÇK-së:  Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, janë caktuar katër seanca për muajin prill. Më 3 prill, është caktuar edhe si datë e fillimit të gjykimit. Po ashtu, seanca janë caktuar edhe  seancat për 4 dhe 5 prill, raporton “Betimi për Drejtësi”. Derisa, 11 prilli është caktuar si datë, ku pritet të fillohet me paraqitjen e provave të prokurorisë, me  dëgjimin e dëshmitarëve. Të gjitha këto seanca pritet të fillojnë në orën 9:30, por se do të transmetohen me 45 minuta vonesë për publikun. Zyra e Prokurorit më 30 shtator 2022 ka dorëzuar aktakuzën e konfirmuar të ndryshuar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, e cila përbëhet nga dhjetë pika me akuza, ku këta të fundit ngarkohen për krime lufte. Aktakuza kundër  Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit është konfirmuar më 26 tetor  të vitit 2020. Ata janë duke u mbajtur në paraburgim, në Hagë, nga nëntori i vitit 2020.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …