Jens Stoltenberg

Jens Stoltenberg, paralajmëroi disa shenja që tregojnë se Kina mund të planifikojë të mbështesë Rusinë në luftën kundër Ukrainës

Aleanca Veriatlantike i ka kërkuar Qeverisë kineze  të shmangë shkeljen e ligjit ndërkombëtar. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha se ka disa  shenja që tregojnë se Kina mund të planifikojë të mbështesë Rusinë në luftë kundër  Ukrainës. Fundjavën e kaluar, burimet amerikane kishin informacione që sugjeronin se Kina mund të fillonte të ofrojë armë për Rusinë. I pyetur nëse NATO ka ndonjë tregues se Kina mund të jetë e gatshme të ofrojë armë ose mbështetje tjetër për Rusinë në luftën ndaj Ukrainës, Stoltenberg theksoi: “Ne kemi parë disa shenja që ata mund të planifikojnë për këtë dhe natyrisht aleatët e NATO-s, Shtetet e Bashkuara, kanë qenë duke paralajmëruar kundër tij sepse kjo është diçka që nuk duhet të ndodhë. Kina nuk duhet të mbështesë luftën e paligjshme të Rusisë. Stoltenberg tha se çdo ndihmë kineze do të një shkelje të hapur të ligjit ndërkombëtar. Kina ka refuzuar të dënojë pushtimin e Ukrainës, por ka shmangur kapërcimin e çdo vije të kuqe që do të çonte në sanksione. Zyrtarët perëndimorë thonë se Kina  shikon një pushtim të mundshëm të Tajvanit. (Sky News)

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, ka uruar të gjithë shqiptarët për …