leoni

Haradinaj

Ramush Haradinaj: Kosova me pranimin e planit franko-gjerman i ndal qëllimet ruse për destabilizim në Ballkan

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se Kosova me pranimin e planit franko-gjerman i ndal qëllimet ruse për destabilizim, në Ballkan. Të hënën kur është edhe mbahet takimi i nivelit të lartë në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kuti dhe kryetarit serb, Aleksandër Vuçiq, në Bruksel  duhet të mbyllet marrëveshja. I vetmi vend në botë të cilit nuk i konvenon marrëveshja është Rusia. Ajo dëshirëon që kjo çështje të mbetet e hapur, qoftë për destabilizim, qoftë për ta përdorur si shembull. Haradinaj ka kërkuar që përpos aspektit të sigurisë dhe mbrojtjes, Kosova duhet ta fusë në marrëveshje edhe komponentën financiare,  në mënyrë që të ndalen rrjedhjet buxhetore në veri të vendit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …