Dmitry Medvedev: Nëse Rusia ndalon operacionin ushtarak special pa arritur fitore, Rusia do të zhduket, ajo do të copëtohet

Ish-kryetari  dhe zëvendës-kryetari i Këshillit të Sigurimit të Federatës Ruse, Dmitry Medvedev tha se Rusia do të zhduket nëse humbet luftën në Ukrainë. Nëse Rusia ndalon operacionin ushtarak special pa arritur fitore, Rusia do të zhduket, ajo do të copëtohet, por nëse Amerika  ndalon furnizimin me armë për regjimin e Zelenskit lufta do të përfundojë. Komentet e Medvedevit pasojnë fjalimin e kryetarit  amerikan Joe Biden, në Poloni. Ditë më parë gjatë fjalimit të tij, kryetari amerikan tha: “Nëse Rusia do të ndalonte pushtimin e Ukrainës, do t’i jepte fund luftës. Nëse Ukraina do të ndalonte së mbrojturi veten kundër Rusisë, do të ishte fundi i Ukrainës. Sipas Medvedevit ky konstatim e Bajdenit ishte një gënjeshtër e rafinuar. Medvedev komentoi gjithashtu fjalimin e Putinit për gjendjen e kombit në veçanti një njoftim se Rusia po pezullon pjesëmarrjen e saj në traktatin e ri START për reduktimin e armëve bërthamore. Ai e quajti atë “një vendim të vonuar dhe të pashmangshëm. Nëse Shtetet e Bashkuara duan të mposhtin Rusinë, atëherë ne kemi të drejtë të mbrohemi me çdo armë, përfshirë edhe ato bërthamore, saktësoi Medvdev.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …