leoni

Mijëra azilkërkues kthehen vullnetarisht nga Gjermania

Numri i aplikimeve për azil nga shtetasit e Shqipërisë në Evropë dhe në Angli ka shënuar nivelet më të larta që nga viti 2015

Numri i aplikimeve për azil nga shtetasit shqiptarë në Evropë dhe Mbretërinë e Bashkuar është rritur sidomos në vitin 2022, duke shënuar nivelet më të larta që nga viti 2015. Sipas të dhënave zyrtare të Zyrës Evropiane të Azilantëve  që raporton aplikimet për azil për 27 shtetet e Bashkimit Evropian, aplikimet totale në këto 27 vende ishin 13 mijë, me rritje prej 16 për qind në krahasim me vitin e mëparshëm. Nga dhjetori i vitit 2019, kjo zyre raporton të dhënat për 27 shtetet e Bashkimit Evropian, pa përfshirë, Anglinë. Të dhënat zyrtare mbi emigracionin nga Qeveria e MB, të përpunuara nga “Monitor” treguan se në vitin 2022 kanë kërkuar azil në Britani 18mijë e 591 shtetas shqiptarë, duke shënuar një rekord historik. Në total, për BE-në  dhe Mbretërinë e Bashkuar, aplikimet për azil në vitin 2022 arritën në 31 mijë persona, që është numri më i lartë që nga viti 2015 dhe shënon një dyfishim në krahasim me vitin 2021, duke marrë të dy rajonet së bashku.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Evropian

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …