Miroslav Lakçak: Me zyrtarët e lartë amerikanë ndamë vlerësim të përbashkët për situatën në veri të Kosovës

Miroslav Lajçak: Propozimi franko-gjerman nuk është fundi i rrugës, por dihet se do sjellë të mira për të dyja palët

Emisari Special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, duke folur për planin franko-gjerman dhe Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë, ka thënë se vetëm disa elemente janë marrë vesh në mes të palëve dhe shumëçka ka mbetur të pajtohen. Duke folur në RTK, Lajçak ka thënë se propozimi franko-gjerman nuk është fundi i rrugës dhe se sjellë të mira për të dyja palët. Ai zbuloi se plani do të bëhet publik me arritjen e marrëveshjes.. Mandati im thotë se duhet të lehtësojë marrëveshjen finale. Por ky është maksimumi që mund të arrihet në këtë pikë”, tha ai. Ai ka thënë se do të shpresonte që për Asociacionin e komunave me shumicë serbe të flitej më shumë në dialog dhe jo në deklarata jashtë saj. Kur bëhet fjalë për Asociacionin e komunave me shumicë serbe, ka shumë deklarata për të jashtë dialogut dhe jo në dialog. Uroj që kjo të ishte ndryshe. Është propozim që u dakordua mes Kosovës dhe Serbisë më 2013. Por kur njerëzit që përfaqësonin Kosovën dhe Serbinë dhe BE-në u ulën dhe u morën vesh. Qeveritë ndryshojnë por paktet mbesin. Kjo është pika numër një. Nuk duhet ta shohim atë si armik apo kërcënim, por si mundësi. Mundësi për të sjellë besim në mes të serbëve që jetojnë në Kosovë dhe shqiptarëve. Ekzistojnë modele funksionale europiane që mund të merren si shembull”, tha Lajcak.

Kontrolloni gjithashtu

Ish-negociatorja, Edita Tahiri, dikur i nënshtrohej Serbisë në Bruksel, tani kërcënon me luftë

Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …