Autoritete të larta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës njoftuan se mbështesin fuqimisht propozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë. Ne presim që të dy liderët, Albin Kurti dhe Aleksander Vuçiq t’i qasen takimit me një frymë konstruktive, e cila është e nevojshme për të ecur përpara në përputhje me të”, thuhet në përgjigjen e Departamentit të Shtetit për “Zërin e Amerikës” përpara radhës së re të dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, i cili me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, pritet të mbahet të hënën, në Bruksel. Departamenti i Shtetit deklaron se është e rëndësishme që Beogradi dhe Prishtina të përdorin bisedimet për të shprehur përkushtimin e tyre për një të ardhme paqësore të rajonit.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …