Komandanti i KFOR-it, Angjelo Ristuçia thotë se gjendja e sigurisë në Kosovë është e paqëndrueshme dhe e paparashikueshme

Komandanti i KFOR-it, Angjelo Ristuçia, deklaroi se Forcat Speciale të Policisë së Kosovës nuk kanë nevojë të marrin leje për të qëndruar në veri

Komandanti i forcave paqeruajtëse të KFOR-it, në Kosovë, Angjelo Mikele Ristuçia, ka rikonfirmuar se  misioni që ai e drejton nuk ka asnjë provë për praninë e grupit ushtarak, privat rus, Wagner në Kosovë. Mirëpo ai ka sqaruar sërish se Forcat e Sigurisë së Kosovës nuk mund të shkojnë në veri pa miratimin e tij. Ai po ashtu ka shpjeguar  se FSK-ja nuk kanë bërë një kërkesë të tillë deri më tani. Komandanti Ristuçia  ka theksuar se Forcat Speciale të policisë nuk kanë nevojë t’ marrin leje për leje për të qëndruar në veri, pasi kjo ka të bëjë me marrëveshjen e arritur në Bruksel.  “Serbia ka nënshkruar dhe ka përcaktuar qartë Policinë e Kosovës si e vetmja kompetente për detyrat e zbatimit të ligjit dhe policisë. Pavarësisht nga llojet e policisë, si është organizuar policia, çfarëdo qofshin ato – njësitet ROSU, njësitë speciale, ato janë përgjegjëse për luftimin e krimit, grupeve të organizuara kriminale. Nuk ka kufizime për Policinë e Kosovës kur bëhet fjalë për kryerjen e detyrave të tilla në mbarë Kosovën”, tha komandanti i KFOR-it, Angjelo Mikele Ristuccia Ai e vlerëson situatën aktuale në Kosovë si të ndjeshme dhe të paqëndrueshme, por ende paqësore dhe dukshëm më të mirë se sa ishte në dhjetor.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …