Sot me datë 24.02.2023 u mbajt mbledhja e II- të e rregullt e KPF- së, në komunën e Deçanit.
Mbledhjen e udhëhoqi kryesuesi, z. Hajdar Sutaj.
Të pranishëm ishin anëtarët e KPF- së, dhe zyrtarë tjerë.
Në këtë mbledhje u diskutua për këto pika:
-
Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar,
-
Shqyrtimi i raportit analitik financiar për vitin 2022,
-
Shqyrtimi i Propozim – Vendimit për bartje të hyrave vetanake nga viti paraprak 2022 në vitin aktual fiskal 2023,
-
Shqyrtimi i Planit lokal të veprimit në mjedis – revidim,
-
Shqyrtimi i Model Rregullores për taksat komunale,
-
Shqyrtimi i planit për integritet – revidim,
-
Shqyrtimi i Kërkesave të palëve drejtuar Asamblesë Komunale përmes Drejtorisë për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinorë,
-
Shqyrtimi i kërkesave,
-
Të ndryshme.