Ministria e e Punëve të Jashtme e Rusisë ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara të Amerikës, NATO-n dhe Ukrainën kundër hapave të pamatur në Transnistri në vazhdën e një dislokimi të trupave ukrainase në rajon, transmeton Anadolu. Reagimi vjen pasi Moska pretendon se Ukraina ka grumbulluar një numër të konsiderueshëm personeli, pajisje ushtarake dhe artileri në pozicionet e qitjes në kufirin Ukrainë-Transnistri, duke rritur “në mënyrë të paprecedentë” fluturimet e dronëve të saj mbi këtë territor me popullatë ruse. Moska vazhdimisht mbron zgjidhjen e çdo çështjeje përmes mjeteve politike dhe diplomatike, megjithatë, “askush nuk duhet të ketë dyshime” se ushtria ruse “do t’i përgjigjet në mënyrë adekuate” provokimit dhe do të sigurojë mbrojtjen e bashkatdhetarëve të saj, kontingjentit paqeruajtës rus, Ushtarëve të Grupit Operativ të trupave ruse dhe depove ushtarake në lokalitetin Cobasna në Transnistri, thuhet në reagim. Ministria ruse e Mbrojtjes ditë më parë ka deklaruar se Ukraina po përgatit një “provokim të armatosur” kundër Transnistrisë, një rajon separatist i njohur ndërkombëtarisht si pjesë e Moldavisë.
Kontrolloni gjithashtu
Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor
Parlamenti Evropian ka planifikuar për 27 nëntor votimin për konfirmimin e përbërjes së re të …