Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike në Kosovë ka bërë të ditur se rryma e shpenzuar nga serbët në veri në vitin 2022, i ka kushtuar buxhetit të Kosovës 63 milionë e dy qind mijë euro. Në mungesë të buxhetit, për mbulimin e humbjeve nga energjia e konsumuar në pjesën veriore të Kosovës energjia elektrike tërhiqet në formë të devijimeve nga Sistemi Elektro-energjetik i Evropës Kontinentale. Obligimet financiare të KOSTT për humbjet e shkaktuara në pjesën veriore të vendit për muajt janar- dhjetor 2022 ishin rreth 63 milionë euro. Ndërsa brenda muajit të parë të vitit 2023, sipas KOSTT-it, humbjet nga mospagesa e rrymës në atë pjesë të Republikës së Kosovës janë 4 milionë 5 qind mijë euro.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …