leoni

Anthony Blinken

Antony Blinken: OKB-ja nuk duhet të mashtrohet nga thirrjet për një armëpushim të përkohshëm ose të pakushtëzuar në Ukrainë

Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, gjatë  mbledhjes për të shënuar njëvjetorin e nisjes së pushtimit të Ukrainës nga Rusia, paralajmëroi Këshillin e Sigurimit të Organizatës së  Kombeve të Bashkuara që të mos mashtrohet nga thirrjet për një armëpushim të përkohshëm ose të pakushtëzuar në Ukrainë. Paralajmërimi i Blinkenit erdhi disa orë pasi Kina bëri thirrje për një armëpushim gjithëpërfshirës si pjesë e planit të saj 12-pikësh, që kryesisht përsërit qasjen e Pekinit që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt 2022. Çdo paqe që legjitimon marrjen e tokës nga Rusia përmes forcës do të dobësojë Kartën e OKB-së dhe do të dërgojë mesazh te të gjithë shtetet kudo në botë që duan të bëhen agresorë, se ata mund të pushtojnë shtete të tjera dhe të mos ndëshkohen. Blinken tha po ashtu se Perëndimi ka shqetësime se Moska do të përdorte një armëpushim të mundshëm për të pushuar dhe për t’u riarmatosur. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së më 23 shkurt, me shumicë votash miratoi një rezolutë joobligative që bënte thirrje për “paqe gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe afatgjatë” në linjë me Kartën e OKB-së.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …