Shtetet e Bashkuara dhe Evropa po ndihmojnë mbrojtjen e Ukrainës me sasi të mëdha armësh dhe municionesh, por rezervat po mbarojnë dhe furnizimet po ngecin sepse nuk ka kapacitet të mjaftueshëm prodhues për të përmbushur kërkesën. Prodhimi i një viti të tërë i predhave konsumohet për dy javë, në Ukrainë. Me sasinë e madhe të armëve, shpërthimeve dhe bombardimeve, Evropa po përjeton një shkatërrim të paparë, me mijëra të vrarë dhe të plagosur.
Në industrinë e armëve amerikane, niveli normal i prodhimit të fishekëve të artilerisë për obusin 155 milimetrash – një armë e rëndë e artilerisë me rreze të gjatë që përdoret aktualisht në fushat e betejës në Ukrainë, është rreth 30 mijë fishekë në vit, në kohë paqeje.
Ushtarët ukrainas që luftojnë forcat pushtuese ruse e kalojnë atë sasi për afërsisht dy javë
Dave Des Roches, një profesor i asociuar dhe bashkëpunëtor i lartë ushtarak në Universitetin e Mbrojtjes Kombëtare të Amerikës, tha për CNBC-i e sheh atë shqetësuese dhe nëse nuk rritet prodhimi, gjë që kërkon muaj të tërë, dhe Amerika nuk do të jetë në gjendje të furnizojë ukrainasit.
Sasia e artilerisë që përdoret është tronditëse, thonë zyrtarët e NATO-s. Në Afganistan, forcat e NATO-s mund të kishin qëlluar deri në 300 predha artilerie në ditë dhe nuk kishin asnjë shqetësim të vërtetë për mbrojtjen ajrore. Por Ukraina mund të gjuajë mijëra predha çdo ditë dhe mbetet e dëshpëruar për mbrojtjen ajrore kundër raketave ruse dhe dronëve të prodhuar nga Irani.
Camille Grand, një eksperte e mbrojtjes në Këshillin Evropian për Marrëdhëniet me Jashtë, e cila deri vonë ishte ndihmëse e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s për investimet në mbrojtje, tha për New York Times, se një ditë lufte në Ukrainë është sa një muaj ose më shumë luftë e shpenzime në Afganistan.
Gjithashtu, sasia e municioneve të përdorura është marramendëse kur mendon se territori i Ukrainës është më pak se 6 për qind e territorit të Evropës dhe luftimet as që po zhvillohen në të gjithë vendin.
Për të përmbushur këtë kërkesë, njëra nga fabrikat më të mëdha të municioneve në SHBA, Fabrika e Municioneve të Ushtrisë Scranton, po kalon një zgjerim masiv, të nxitur nga miliona dollarë shpenzime të reja për mbrojtjen nga Pentagoni. Është duke investuar në makineri të reja të teknologjisë së lartë, duke rritur numrin e punëtorëve dhe përfundimisht do të kalojë në një orar 24. 7 të prodhimit të vazhdueshëm.
Shefi i blerjeve të ushtrisë Doug Bush tha se ata planifikojnë të rrisin prodhimin e predhave të artilerisë me 500 për qind, nga 15 mijë në 70 mijë në muaj. Pjesa më e madhe e rritjes do të vijë nga uzina Scranton, e cila furnizon shumicën e predhave të artilerisë së vendit.
Zoti Bush i tha CNN-it se ushtria synon të dyfishojë prodhimin e raketave antitank, Xhavelin, të bëjë afërsisht 33 për qind më shumë raketa me rreze të mesme të drejtuara nga sistemet e lëshimit të shumëfishtë të raketave (GMLRS) në vit dhe të prodhojë çdo muaj një minimum. prej 60 raketash anti-ajrore Stinger – të cilat “pothuajse nuk ishin në prodhim fare”.
Më parë, Ukraina i raportoi Shteteve të Bashkuara se raketat Stinger dhe Xhavelin janë disa nga municionet më kritike dhe më të mbështetura për të penguar përparimet tokësore dhe sulmet ajrore ruse, dhe se vendit i duhen 500 të tilla çdo ditë.