Mona Agrigoroaiei

Mona Agrigoroaiei: Kosova dhe Moldavia – dy shtete që ndajnë të njëjtin rrezik ruso-serb!

Kosova dhe Moldavia janë dy shtete të vogla në Evrooën Lindore. Të krijuara pas viteve të shumta të pushtimit serb – respektivisht rus, sot po ndajnë të dyja rrezikun e kërcënimit të dyfishtë ruso-serb.
Rusia, në delirin e saj imperialist don të destabilizojë edhe Moldavinë, edhe Kosovën dhe plrdor diversion serb për këtë.
Kronologjikisht, përpjekjet e ruso-serbëve në veriun e Kosovës ishin të parat..Grupet kriminale serbe – dhe siç u deklarua,  së bashku me formacione paraushtarake ruse të të ashtuquajturi “Grup Wagner” tentuan të destabilizojnë Kosovën përmes barrikadave dhe veprimeve sulmiese ndaj organeve të rendit – Policisë së Kosovës. Vetëm ndërhyrja e fuqishme e perëndimit ndali kjo, por gjërat ende janë të paqarta për të ardhmen. U paralajmërua jo kot nga BE se Rusia tenton të minojë dialogun Kosovë – Serbi. Për Kosovën e dimë se si u zhvilluan gjërat por dua të theksoj edhe më shumë diçka më lidhje me krahasimin që e bëj me Moldavinë.
Jo pas shumë kohë, dhe paralelisht me Kosovën, Serbia i ktheu monedhën “vëllazërore” Rusisë. Presidentja moldave, Maia Sandu, denoncoi praninë e grupeve serbë diverzante – nën maskën e tifozëve të futbollit të ekipit “Partizan” – për grushtshtet në Moldavi dhe këta diverzantë u ndalën  para se të hyjnë në vend.
Serbia u demaskua si servile e shërbyese në nivel shërbimesh shtetërore në shkallë madhore gjeopolitike të Rusisë. E them këtë, sepse është e pamundur  që diverzantët të vinin në Moldavi kokë më vete; ata më siguri ishin agjentë serbë. Përdorimi i termit “diverzantë” do të thotë të nënkuptohet karakterin shtetëror të tyre!
Më shumë, pozita urdhëruese karshi udhëheqjes moldave të ministrit të brendshëm serb i cili donte të dinte burimin e informacionit e lë të kuptohet implikimin shtetëror në këtë përpjekje e dështuar. Serbia në nivel shterëror,u kap edhe këtë radhë befas e me mizën nën kësulë.
Rusisë e Serbisë iu dogj këtë kartë në Moldavi, ashtu si më parë, në Kosovë (dhe gëzohem për këtë!).
Por, e ndodhur para dështimeve të njëpasnjëshme në destabilizim dhe në qorrsokak në luftën në Ukrainë,  Rusia përpiqet tani të destabilizojë Moldavinë duke rindezur konfliktin e akulluar në.Transnistri. Transnistria është pikë të rëndësishme ku, pas konfkiktit tl viteve 90-ta, ushtarë rusë ruajnë depo vigane të municioneve.  Analistët vërejtën se Rusia mund të bëjë operacione nën flamur fallso dhe të akuzojnë Ukrainën për ndërhyrje në.Transnistri siç trillojnë përmes operacioneve dezinformuese në faqen e MPJ ruse.
Vlen të.thuhet se ngjashmëria mes kësaj Transnistrie e veriut të.Kosovës është e dukshme:  veriun i Kosovës banohet me shumicë serbe kurse Transnistria banohet me shumicë ruse.
Kështu që gjeopolitikisht, Kosova dhe Moldavia ndajnë të njëjtin rrezik, por kanë.edhe të njëjtin vizion dhe perspektivë pro-perëndimore.
 Cila do të jetë e ardhmja e tyre?
 Kjo varet nga karakteri i lidsrshipit të udhëheqësve të të dyja vendeve, por edhe nga implikimi (më pak a më shumë i vendosur) i Perëndimit për dënimin e sjelljeve demonike e devijuese të.Serbisë, e cila u përkdhel mjaft!

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …