Termet

Numri i të mbyturve nga tërmetet e fuqishme që goditën Turqinë dhe Sirinë gjatë këtij muaji ka kaluar shifrën mbi 50.000

Tërmetet e 6 shkurtit u kanë marrë jetën e 44 mijë e 218 qytetarëve në Turqi, ndërsa në Sirinë fqinje, numri i viktimave deri më tani është 5  mijë e 900. Që prej tërmeteve të 6 shkurtit, sipas agjencisë turke Abadolu, janë regjistruar mbi 9.000 pasgoditje. Mbi  530 mijë 000 qytetarë janë evakuuar vetëm nga zonat e prekura nga tërmetet në Turqi. Turqia më 24 shkurt po ashtu bëri të ditur se ka nisur punën fillestare për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmetet. Ndërkohë Programi për Zhvillim i Kombeve të Bashkuara (UNDP), vlerësoi se  rreth  1 milion e 500 mijë njerëz  kanë mbetur të pastrehë. Mbi 160 mijë  ndërtesa me 520 mijë apartamente janë shembur ose janë dëmtuar rëndë nga tërmetet e 6 shkurtit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …