Analisti i mirënjohur amerikan, Daniel Serwer, ka deklaruar se një propozim i cili nuk lë hapësirë për diskutim dhe ofrim të ideve, nuk ka kuptim. Vetë dialogu e po ashtu edhe marrëveshja nuk do të kishin kuptim nëse do të ishin: “merre ose lëre”. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë i bie që propozimet e Kurtit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, nuk janë marrë parasysh. Nëse kështu kanë thënë ndërkombëtarët, është refuzim i kushteve të kryeministrit. Do të kishte pak kuptim në dialogun e ardhshëm dhe aq më pak në marrëveshje nëse propozimi është “merre ose lëre”, ka thënë ai. Por pavarësisht, këtyre zhvillimeve në dialogun Kosovë – Serbi, Serwer mendon se Kurti ka bërë mirë kur i ka propozuar gjashtë kushtet për themelimin e Asociacionit. Sipas tij, kjo do të ndihmonte në fokusimin e diskutimeve. Sa i përket çështjes së Asociacionit, presioni ndërkombëtar është shtuar sidomos kohëve të fundit, për shkak edhe se procesi i dialogut tashmë ka arritur në një fazë finale. Themelimi i një bashkësie të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive është refuzuar disa herë publikisht nga Kurti.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …