Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka vlerësuar Kosova ka një kryeministër që nuk është burrë shteti por që merr forma dhe trajta të ndryshme, si plastelina. Ai ka shtuar më tutje se ky kryeministër, që ka qenë kundër dialogut, do të shkojë të hënën për të vendosur nënshkrimin për dicka që askush nuk e ka pyetur. Merre ose lëre, në këtë gjendje e ka sjellë vetën dhe Kosovën. Të hënën ky kryeministër ka me nëshkruar një marrëveshje, e cila nuk përmban asgjë thelbësore. Praktikisht kemi një kryeministër që është plastelinë politike, plastelinë që mbaron cka të dëshiron me të. Sot kryeministri po i negocion mashtrimet e tij me popullin e Kosovës. Del thotë gjashtë kushtet, i ka përmend para dy apo tri jave, në seancë të Kuvendit nuk i përmendi më. Tha e kemi të gatshme marrëveshjen, nuk kemi negociuar, duhet me e nënshkruar. Kurti kur u ardhur në Qeveri e ka ditur se duhet me pas sjellje te një burrështetasi, se dialogu duhet të vazhdohet, se duhet të ruhet memoria shtetërore dhe jo me vazhdu e me mashtru, por mu ndal edhe me e përmbyll marrëveshjen. Dhe cka ka ndodh, ky ka bërë veprime mashtruese, ka bërë aksione populiste, për të vazhduar për të mbajtur lart stekën lart të mashtrimit. Ky është dashur të koordinoi aktivitetet me botën dhe jam i bindur se nuk do të kishte ardhur në këtë pozitë. Ky ka zgjedhur rrugën më të keqe të mundshme” ka theksuar mes tjerash, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …