Nesër mbahet mbledhja mes qeverisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi

Të hënën, më 27 shkurt, në mbahet mbledhja mes qeverisë së Shqipërisë dhe Malit të Zi. Mbledhja do të mbahet në ndërtesën e re të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi, në Podgoricë. Gjatë këtij takimi ndërqeveritar, është paraparë të të nënshkruhet edhe marrëveshja për ndërtimin e urës në lumin Buna si dhe marrëveshje të tjera, e më pas dy kryeministrat do të mbajnë konferencë për shtyp. Përveç këtyre, do të nënshkruhen edhe nëntë marrëveshje dhe memorandume në fushat e: energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe Marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …