Mendoj, në këtë aspekt rol të madh dje në luftën e Sirisë, ndërsa, sot në luftën në Ukrainë, luajti dhe po luan mendimi jo me kokë, por me zorrë e bisht;- që pastaj ne shqiptarët ta lëmë kokën: për interesat e huaja imperialiste në tokat e huaja:; politika “kosovare” dhe ajo “shqiptare” duke mos ditur, apo duke mos dashur nga servilizmi i mjerë; s’ po deklarohet, as s’po pozicionohet drejt?!
Shtrohet pyetja:
Kjo qeveria “demokratike” legjitime e Ukrainës, e votuar nga populli, a e njohu deri sot Republikën e Kosovës?
-JO?!
Kjo qeveri e Ukrainës nuk qenka pra plotësisht demokratike, i paska lidhjet miqësore me Serbinë Fashiste, apo jo?!
Vallë, pse të bëjmë ne gjokset varrë, e nesër balluket me fasho dhe trupat e ushtarëve tanë t’i fusim në dhe, për ata që s’ na kanë njohur?!
Marrëzi politike, vartësi ushtarake me vendet “mike”.
Dje në Kuvend e dëgjoja “politikanin” kopuk dhe fodull,-aspak diplomat të “Foltores” S. R. Berishën: fjalori i tij prej servili më çonte të vjella:
Ai, servil opinga, s’la fyerje dhe shpifje pa thënë, kundër qeverisë “Rama 3” se, paska bërë pak për Ukrainën, i çarturi i Vuçidolit, veç sa nuk thirri; si dikur në vitet prapësive të tij, 1997/1998:
“O burrani, kapni armët të nisemi ta sulmojmë Vlorën”,-pra, tani “me sokolat dhe sokoleshat” e tij, me gomarin e Don Kishotit, të sulmonte Moskën?!!!
Është plotësisht e drejtë:
Populli ynë liridashës, pa hezituar duhet të solidarizohet me popujt liridashës; po edhe t’i ndihmoj me ndihma materiale, me ushqime, veshmbathje, e të tjera; por jo me ushtarë në luftërat imperialiste; jo, as “me fishekë”,-siç thoshte dje Don Kishoti “shqiptar” i shek, 21.
-Vëllezër e motra!
Të kemi kujdes!
Jo gjithnjë të vrapojmë, bajraktarë të marrëzive të lagjeve “politike demokratike” si “Muçot” pas Daive”, të bëhemi “mish për topa” në luftërat imperialiste?!
-Epo, na kanë ndihmuar miqtë tanë perëndimorë dhe lindorë; do të çirren disa!…
Po, ndihmat e tyre teknike ushtarake, ua kthejmë me bujari shqiptare, teknikën ushtarake ndër më të fuqishme në Ilirik (Ballkan) që e kishte RPSSH e shitën dhe e shkatërruan salushët dhe “rabushët” ,-tani t’i hapin sytë me duar kah qielli, të krekosen marrëzisht duke premtuar popullit:
“E kemi NATO-n, na mbronë ajo Nëna e Madhe, Amerika”; e të tjera broçkulla politike ditore, si dikur” çekat e bardhë”, në fillim të viteve 90-ta”, kur thoshin:
“Me çekat e bardhë nga Amerika, ne do ta bëjmë Shqipërinë, Kaliforni”?!!!
(Pjetër Arbnori dhe sojnikët e tij; të djathtë e “të majtē”).
-Mos harroni!
-Sesi, i mbrojnë NATO-ja e të tjerët, popujt dhe vendet “sovrane” në luftëra, po ju kujtoj Srebenicën: atje vetëm brenda pak orësh, në duar të holandezëve “të bekuar” paqeruajtës,
u vranë mbi tetëmijë civilë boshnjakë.
Vigjilencë!
Reciprocitet!
Me miqtë dhe armiqtë në çdo fushëbetejë të “Jetës luftë”.
(Enver Hoxha).
Përsëri e përsëri dhe qindra e mijëra herë, vetëm: RECIPROCITET!
Gjaku s’ bëhet ujë,
Shqipërinë Natyrale, ende s’e kemi bërë plotësisht të lirë, as të ribashkuar!
25 Shkurt, 2022