Le Monde shkruan se një nga arsyet e kësaj vizite është për të biseduar mbi ndihmën e Pekinit për t’i dhënë fund luftës së Rusisë në Ukrainë. “Do t’i kërkojmë të na ndihmojë të bëjmë presion mbi Rusinë në mënyrë që të ndalojmë agresionin dhe të ndërtojmë paqen. Paqja vjen vetëm nëse kalon përmes ndalimit të agresionit rus, tërheqjes së trupave dhe respektimit të sovranitetit territorial dhe popullit ukrainas. U bëjmë thirrje të mos i dorëzojë asnjë armë Rusisë dhe të na ndihmojë të bëjmë presion mbi Rusinë në mënyrë që ajo padyshim të mos përdorë kurrë as kimikate dhe as armë bërthamore, duke çuar në stopimin e këtij agresioni. Vizita e Macronit vjen pasi Kina zbuloi një plan paqeje prej 12 pikash për konfliktin në Ukrainë, i cili kërkon një armëpushim mes dy vendeve.
Kontrolloni gjithashtu
Edita Tahiri: Sulmi në Banjskë, pjesë e skenarit të Serbisë për destabilizimin e veriut
Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë-Serbi, ka komentuar zhvillimet dhe prapaskenat pas sulmit në Banjskë. …