leoni

Nga rrënojat në Idlib të Sirisë u nxor tërë një familje, dy vajza, djali, nëna dhe babai

Autoritetet në Turqi kanë nisur hetime kundër më shumë se 600 njerëzve lidhur me ndërtesat që janë shembur gjatë tërmeteve

Hetuesit turq kanë nisur hetime kundër më shumë se 600 njerëzve lidhur me ndërtesat që janë shembur gjatë  katastrofike, të cilat janë regjistruar në Turqi më herët gjatë këtij muaji. Ministri turk i Drejtësisë, Bekir Bozdag, ka thënë se 184 prej 612 të dyshuarve janë në paraburgim, në pritje të gjyqit. Në mesin e të ndaluarve përfshihen udhëheqës të kompanive të ndërtimit dhe menaxherë të ndërtimit, ka thënë ai.  “Mbledhja e të dhënave për ndërtesat vazhdon të jetë bazë për hetimet penale. Si pasojë e dy tërmeteve mbi 7 shkallë të Rihterit më 6 shkurt, kanë vdekur mbi 50 mijë njerëz në jug të Turqisë dhe veri të Sirisë. Shkatërrimi pas tërmeteve ka rritur pikëpyetje për sigurinë e ndërtimeve në Turqi, pasi shumica e 173 mijë ndërtesave të atij rajoni janë rrëzuar apo janë dëmtuar rëndë. Ekspertët kanë thënë se shumë ndërtesa nuk janë ndërtuar sipas standardeve. Agjencia turke për Menaxhim të Katastrofave ka thënë se 9 mijë e 470 pasgoditje e kanë goditur rajonin jugor turk pas tërmeteve të 6 shkurtit. Zyrtarë të agjencisë kanë thënë se presin që pasgoditjet të vazhdojnë për të paktën dy vjet.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …