Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku duke komentuar takimin, Kurti-Vuçiq, që do të mbahet sot në Bruksel, ka thënë se në këtë takim do të nënshkruhet një marrëveshje përmes së cilës palët zotohen se do të zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura deri më tani. Do të jetë kjo një marrëveshje me asociacionin në qendër, e njohjen as në periferi. Një status-quo e re. Ky plan nuk ka pikur nga qielli. Ky është produkt i negocimit të Kryeministrit. Dje tre liderët evropianë, presidenti francez, Emmanuel Macron, kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe kryeministrja italiane, Gjorgjia Meloni, i kanë thënë Kurtit përmes një letre se, e kanë mirëpritur vendimin e tij për të pranuar propozimin e Bashkimit Evropian për normalizim të marrëdhënieve dhe e kanë përmendur nevojën e madhe për krijimin e kushteve drejt finalizimit dhe zbatimit të saj.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …