Sot të Bruksel ka përfunduar takimi në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe kryetarit të Serbisë, A. Vuçiq

Amerika dhe BE-ja presin që në takimin e sotëm, Kurti e Vuçiqi ta pranojnë edhe zyrtarisht propozimin për marrëveshje

Autoritete nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se presin që në takimin e sotëm  të dyja palët ta pranojnë edhe zyrtarisht e publikisht propozimin, si dhe të diskutohet për zbatimin e tij. Këshilltari i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet, tha se Kosova dhe Serbia duhet të zbatojnë marrëveshjet që janë arritur në bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian dhe është koha për të diskutuar për Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Deklaratat e tij u lëshuan pas një bisede me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti në prag të takimit të planifikuar për sot me kryetarin e Serbisë Aleksandar Vuçiç në Bruksel. Emisari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve Kosovë – Serbi, është kyç për stabilitetin rajonal dhe evropian. I pyetur rreth nënshkrimit eventual të planit gjermano-francez për zgjidhjen e mosmarrëveshjes ndërmjet Serbisë dhe Kosovës në stabilitetin rajonal, Escobar u përgjigj se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, përmes dialogut të ndërmjetësuar nga BE, mbetet kyç për rajonin dhe atë evropian. Normalizimi do të hapë dyert për integrimin politik dhe ekonomik të Serbisë dhe Kosovës në Evropë dhe do të kontribuojë në një stabilitet dhe prosperitet më të madh në të gjithë Ballkanin Perëndimor.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …